Meta me komisioneren Johansson: Pas zgjedhjeve, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë

schedule12:33 - 20 Shkurt, 2021

schedule 12:33 - 20 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ndërsa kjo e fundit ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Përmes një postimi në  rrjetet sociale, Meta ka zbardhur detaje nga takimi ne zyrtaren. Kreu i shtetit thekson se e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme të BE si dhe ka theksuar rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Sipas Metës Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë.

Mesazhi i plotë:

Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!