Meta pret Yuri Kim, shqetësime për zgjedhjet

schedule15:54 - 8 Mars, 2023

schedule 15:54 - 8 Mars, 2023

Ilir Meta duket se ka qenë më i drejpërdrejtë në shprehjen e shqetësimeve të tij për zgjedhjet, në takimin që ai zhvilloi me ambsadoren amerikane, Yuri Kim.

Pas Gjiknurit dhe Alibeaj, Kim ndaloi në selinë e PL-së, për herë të dytë që kur drejtimin e partisë e mori Ilir Meta.

“Theksova gjithashtu shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shit-blerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet e 14 Majit”

Jo vetëm zgjedhjet, Ilir Meta i shprehu diplomates amerikane dhe çështjen e bllokimit të komisioneve hetimore në Kuvend.

 “Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozites, do të thotë rrëmbimi “de facto” i Kuvendit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen”

Një tablo të zezë ai ia ka përshkruar Yuri Kim dhe mbi korrupsionin dhe aktivitetin e paligjshëm në vend.

“Gjithashtu vura në dukje se korrupsioni galopant dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, që ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve”

Në këtë pikë, ai ka përshëndetur angazhimin e DEA-s në Shqipëri, për luftën kundër trafikut narkotikëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!