Ilir Meta sipas avokatit Romeo Kara mbahet në burg sepse dyshohet se mund të prishë provat.
“Nuk do ta dalë të paktën deri sa të pyeten dëshmitarët”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët.
“Besoj se do të kemi një zgjerim të SPAK dhe jo një përfundim mandati siç duan kasapët e politikës shqiptare dhe gjenitë e korrupsionit shqiptar. Do kemi një zgjerim me dhjetëra dhe mbase me qindra prokurorë të tjerë. Ne ligjet i kemi dhe Kodin Penal e kishim dhe nuk e zbatuan”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se kanë bërë krime pafund.
Avokati nënvizoi se drejtësia duhet të veprojë jo vetëm për këto raste, por në të gjitha rastet e tjera.
“Lufta për drejtësi është luftë për mbijetesë e këtij populli dhe vendit tonë. Jam që ky popull dalëngadalë të mos i bindet atyre që pengojnë për drejtësisë, dhe të mos i bindet ligjeve të paligjshme. Nuk mund të ngelemi me shpresën se drejtësia jonë do të vijë si pasojë e një pazari politik”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

