Meta, ‘mbështetje’ nga qelia/ Leka: Ai është vetë i akuzuar, s’ka si të jetë i besueshëm te qytetarët

schedule18:15 - 8 Shkurt, 2025

schedule 18:15 - 8 Shkurt, 2025

Ilir Meta dërgoi një videomesazh nga qelia në protestën e opozitës. Analisti Martin Leka u shpreh për ABC News se ai është vetë i akuzuar për sërë akuzash mbi financat dhe pasurinë, edhe nuk mund të jetë i besueshëm te qytetarët.

Sipas Lekës, Meta nuk ka asnjë lloj morali.

“Fakti që përmend akuzat e zotit Ahmetaj, tregon që aksioni i opozitës nuk ka ritëm. Fakti që përdoret nga një zyrtar i arratisur dhe që kërkohet nga drejtësia. Edhe kjo i bënë dëm jo vetëm shtetit, por dhe opozitës.

Nga ana tjetër, unë mendoj që zoti Meta, që është i arrestuar dhe i akuzuar, nuk ka asnjë lloj morali. Nuk është i besueshëm sepse vetë ai është i akuzuar dhe ka akuza konkrete për një sërë financash dhe pasurie.

Sot ky njëri kërkon që njerëzit të dali në protestë, ndërkohë është vetë i akuzuar”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!