Fjala më e lakuar nga Ilir Meta këto kohë është shpërthimi. Dhe kjo duket se prek së pari partinë që ai drejton. Ka kohë që marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin janë ftohur, por këto do të kalojnë siç duket dhe në akte ndarjeje edhe më të thella, brenda partisë.
Ilir Meta nuk lë dalje partie pa premtuar pastrimin e partisë së tij nga nepotizmi, që duket se i shkon viteve që LSI-në ia drejtoi bashkëshortja Monika Kryemadhi.
“Do i japim fund nepotizmit, në parti, në rini, do i japim fund mosmbajtjes dhe lënia hapësirë për shfajësime, për ata që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre”, tha Meta.
Monika Kryemadhi është anëtare e kryesisë së partisë, që ai mblodhi këtë të hënë. Nga planet e kamerës së partisë, Kryemadhi nuk ishte e pranishme aty, edhe pse Ilir Meta dukej se tek ajo e kishte fokusin e mesazheve të tij.
“Por kjo nuk mund të jetë një forcë politike me dy shoferë. Pale kur futet dhe një dorë e tretë(me gjasë Luli) e askush nuk mbajnë përgjegjësi pastaj”, shtoi ai.
Shpërthimi i Ilir Metës duket ka nisur nga brenda. Nga jashtë, gjuha e përdorur ndaj gruas se tij, me të cilën ka tre fëmijë tashme te rritur, është e paprecedente. Por ama duket se me shume sesa faktorë të brendshëm, këtë në dukje krizë, që duket edhe personale, me shume sesa vitet e konsumit, mund ta ketë sjellë SPAK dhe hetimet e zgjeruara mbi pasuritë e familjes se ish kryeministrit, ish kreut të Kuvendit dhe ish-presidentit Ilir Metaj.