Meta letër KLGJ: Mbajtja peng e zgjedhjes së anëtarit të katërt po zgjat mandatin e Dvoranit

schedule11:47 - 11 Maj, 2020

schedule 11:47 - 11 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta kërkon informacion për zgjedhjen e anëtarit të katërt të Gjykatës së Lartë, nga radhët e jo gjyqtarëve, përmes një letre dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Meta kërkon të dijë se ku kanë mbetur procedurat për të dërguar emrin e katërt për në Gjykatën e Lartë.

Gazetarja Glidona Daci raporton se në letrën e presidentit thuhet se po mbahet peng procedura e dërgimit të kandidatit të katërt në Gjyaktën e Lartë, duke zgjatur kështu qëndrimin në detyrë të Ardian Dvoranit

“Presidenti i Republikës është njohur me informacionin e përcjellë nga Këshilli i lartë Gjyqësor mbi plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën  e Lartë .

Meta thotë se: Në kushtet kur plotësimi i Gjykatës së Lartë shihet si një çështje tepër e rëndësishme për sistemin e drejtësisë, Presidenti i Republikës në mbështetje të Kushtetutës kërkon një informacion dhe të dhëna me shkrim mbi fazën në të cilën ndodhet dhe kur pritet të mbyllet procedura e shpallur nga ju, vendim ky i marrë pas shkarkimit nga detyra e gjyqtarit të fundit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori”, shkruhet në kërkesën e presidentit.

Abc News mëson se emri i 4 në radhët e juristëve të spikatur, është Dariel Sina, i cili aktualisht është anëtar i Komisionerit Publik, institucion i cili bën ankimimet në KPA për gjyqatrët dhe prokurorët që kalojnë shkallën e parë të vettingut.

Sina konkurron për herë të parë postin e zv.kryetarit të Gjykatës së Lartë, pas shkarkimit nga KPA të Xhezair Zaganjorit në 26 korrik 2019.

Ai ka kërkuar informacion në KLGJ për procedurat lidhur me kandidaturën e tij, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Sipas ligjit është kryetarja e KLGJ Naureda Llagami i cili duhet të vendosë në lidhje me këtë gjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!