Meta konferencë për shtyp: Do të denoncoj një krim të tmerrshëm kushtetues

schedule17:02 - 1 Mars, 2020

schedule 17:02 - 1 Mars, 2020

Presidenti Meta do të mbajë një konferencë shtypi një ditë para manifestimit të 2 marsit në Tiranë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili paralajmëron se sot në orën 18:30 Meta do të denoncojë një krim të tmerrshëm kushtetues.

Statusi:

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues”, shkruan zëdhënësi i Presidentit Meta.