Në një konferencë për shtyp nga Presidena, kreu i Shtetit Ilir Meta ka komentuar edhe vendimin e KLGJ për shkarkimin e Ardian Dvoranit.
Sipas Metës, vendimi ishte i vonuar, por pozitiv.
“Mendoj se qëndrimi i presidentit ka qenë dhe mbetet qëndrimi i kushtetutës. I vonuar, por sidoqoftë është pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e sistemeve të reja të drejtësisë”, tha Meta.
LEXO EDHE: Dekret për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në një ditë? Meta tregon si do të veprojë
I pyetur nga gazetarja e Abc Neës, Erneta Shevroja nëse ka besim që me largimin e Dvoranit do procedohet më shpejt me plotësimin e vakancave, Presidenti tha: Lidhur me çështjen e parë për mua si president nuk kanë qenë dhe nuk do jenë të rëndësishëm individët. Legjitimiteti i tyre është i rëndësishëm. Për mua vedimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës”, tha Meta. /abcnews.al