Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë rrëzon Metën/ Nuk përjashton gjyqtarin Ilir Panda nga rekursi për masën

schedule10:47 - 22 Nëntor, 2025

schedule 10:47 - 22 Nëntor, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë për heqje të masës së sigurisë, por kur është hedhur shorti ka kërkuar largimin e gjyqtarit Ilir Panda.

Kjo kërkesë është rrëzuar, ndërsa kërkesa e Metës për heqje të masës së sigurisë arrest me burg do të shqyrtohet më 27 nëntor.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024, i akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe pasuritë e padeklaruara. Dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit nga SPAK. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!