Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta kërkon lirinë/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë për ish presidentin, e radhës më 16 tetor

schedule10:40 - 10 Tetor, 2025

schedule 10:40 - 10 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 16 tetor ora 09.30 për të shqyrtuar rekursin e ish presidentit Ilir Meta për zëvëndësim të masës së sigurisë.

Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqsor, nbledhja u shty për javën e ardhshme.

Ilir Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqsorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO. Ish presidenti i vendit mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit ta kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaccme se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj dhe Medi Bici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!