Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit. Kreu i shtetit tha se kallëzimi do të depozitohet në SPAK dhe prokurori.
Meta e akuzon Kuvendin për manipulim të provave për çështjen e shkarkimit të tij duke falsifikuar dokumentet.
“Sot kam firmosur kallëzimin penal kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvend për veprat penale të kryera në bashkëpunim atë të falsifikimit të dokumentave. Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe atë të rrethit menjëherë ne do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtare”, tha Meta.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Në seancën e fundit u dëgjuan përgjigjet e 72 pyetjeve nga Presidenca si dhe konkluzionet e dy palëve. Pritet që brenda 30 ditëve “Kushtetuesja” të zbardhë vendimin. g.v/abcnews.al