Meta ish-sigurims? Blushi i ashpër me Ramën: Kush është spiuni N.L, boll u fshehe pas fustanit të grave

schedule20:21 - 30 Korrik, 2022

schedule 20:21 - 30 Korrik, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i është drejtuar me pesë pyetje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi për çështjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera, Blushi pyet Ramën kush ia gjeti punën në revistën e Sigurimit. Po ashtu ai pyet se çfarë e lidh me spiunen “Neta” dhe kush është spiuni i faktuar N.L.

Sipas tij, Rama mashtron kur thotë se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën e ka propozuar Ilir Meta. Në fund, ai i kërkon kryeministrit të përgjigjet, duke i thënë të mos fshihet pas fustanit të grave.

Lexoo edhe: Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? Reagon Rama: Nuk e kam parë dosjen, për dreq djalli fshihet në iniciale

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1⃣ – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2⃣ – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3⃣ – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4⃣ – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5⃣ – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!