Meta ia merr valles në Dibër: Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë

schedule10:15 - 20 Shtator, 2020

schedule 10:15 - 20 Shtator, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës.

Meta vijon vizitën e tij në Verilindje të vendit ku ka pasur takime me banorë e personalitete të zonës.

Në një video të postuar nga i vetë në llogarinë e tij në Twitter, kreu i shtetit mund të shihet ndërsa kërcen me të pranishmit. Si duket, mbrëmjen e djeshme është harruar edhe koronavirusi, dhe masat parandaluese pasi distanca dhe masat mbrojtëse nuk shihen askund.

Bashkë me videon, Meta shkruan:

“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë! s.b/abcnews.al/