Meta i shqetësuar për opozitën/ Kreu i PL: Duhet koordinim. Në protestë, edhe për kullën

schedule15:39 - 9 Gusht, 2023

schedule 15:39 - 9 Gusht, 2023

Ilir Meta po i qëndron larg, asaj që ka ndezur Foltoren, këto ditë, Kullës që do të ndërtohet nga bashkëpunëtorë të Sali Berishës.

Aleati i tij jep përgjigje të kujdesshme, duke u kujdesur të mos përmend Berishën, por të fajësojë kryeministrin për këtë ndërtim të ri në mes të kryeytetit, që do të quhet ‘Mali i Tiranës’. Ai njësoj si Berisha nuk përmend ata që qëndrojnë pas Kullës.

“Ne e dimë se kush i jep lejet dhe se kush janë përfituesit dhe të dëmtuarit që janë qytetarët. Sa më të larta kullat, malet e betonit aq më gropë vete euro me lekun.”

Opozita po përgatitet që të bëjë protesta të forta në shtator, po si Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e kanë në plan të fokusohen në reagim te Kulla 58-katëshe.

Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do të protestojmë gjithmonë, por kjo nuk mund të na shfokusojë nga afera e inceneratorëve”

Por ndërsa kulla nuk duket se i ndan, Meta shpreh pakënaqësi të tjera për kampin opozitar, kur ai thotë se duhet një bashkëpunim më të ngushtë.

“Opozita duhet të ndërgjegjësohet, duhet bashkëpunim më të ngushtë”/abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!