Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Aktorët politike duhet të lënë mënjanë lojërat me reformën

schedule12:35 - 22 Maj, 2020

schedule 12:35 - 22 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta në deklaratën e tij për mediat i është përgjigjur edhe deklaratave të ambasaodres së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila u shpreh se është e shqëtësuar për lojërat që po bëhen në Reformën në Drejtësi.

Kreu i shtetit ka theksuar se shqetësimi i ambasadores është i drejtë, pasi ka katër vjet që aktorët politikë në vend po bëjnë lojëra dhe duhet një ballafaqim mes të gjitha palëve.

Lexo edhe:Meta: Nuk duhet të harrojmë provimin e qershorit, palët të mbyllin Reformën Zgjedhore

“Kur kam parasysh këshillin politik është i detikuar për një çështje të caktuar emri është këshill politik, mund ti vëmë një emër tjetër por të gjithë ato çështje që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale, prandaj janë vënë këto kushte, pasi kemi probleme me legjitimitetin që nga parlamenti. Kërkohet vendosja e legjitimitetit, sa më takon mua unë kam katër vjet që them stop lojrave me Reformën në Drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë. Këtë e tregojnë më së miri dhe rënditjet e Shqipërisë në rang nderkombetar që nga 2016 dhe po ashtu dhe kushtet e BE ato që ishin në 2016 dhe ato që janë tani. Aktorët politikë kanë luajtur me këto çështje, presidenti nuk është lojtar politik, por është kryetar shteti.

Nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, pasi çdo gjë ka qenë e mirëdokumentuar me detyrimet dhe aktet përsa i takon zbatimit të reformës në drejtësi. I ka njohur partnerët më atë që është kërkuar ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve por dhe në këtë situatë që jemi presidenti është i gatshëm që të shikojë se kush po bën lojëra me reformën në Drejtësi. Unë nuk negocioj asgjë përveç këtyre 14 pikave, që Meta i ka paraqitur kryeministrit, ndërkombëtarëve dhe kryetarit të opozitës.

Maskat kanë rënë me kohë, pavarsisht maskat që mbajmë nga situata e koronavirusit. Dje i kam informuar ambasadorët dhe për shembjen e Teatrit, dhe jam i gatshëm që ti kërkoj BE dhe hetim në lidhje me ecurinë për reformën në Drejtësi”, është shprehur Meta.

Ndër të tjera presidenti Meta ka theksuar se platforma e tij është e qartë për të gjithë dhe nëse ato ja dalin pa mua faleminderit se kam punë të tjera për të bërë.

Unë nuk kam asnjë arsye për tu ulur në tryeze,por merrni dhe shikoni 14 pikat, shikoni 15 kushtet e BE-së kjo është platforma ime, nëse do i zgjidhin pa mua si president faleminderit se unë kam plot punë të tjera unë ky jam dhe këtë e dinë të gjithë ndërkombëtarët. Unë i qëndroj vetëm kushtetutës së Shqipërisë që u bë me insistimin e jashtëzakonshëm të ish kryetarit Ilir Meta”, ka thënë Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!