Meta i ftuar nderi në konferencën “Mesdheu i së ardhmes” në Marsejë

schedule15:47 - 13 Nëntor, 2018

schedule 15:47 - 13 Nëntor, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”.

Përveç rëndësisë së bashkëpunimit dhe krijimit të lidhjeve të forta mes dy vendeve, kreu i shtetit shqiptar foli edhe për sfidat serioze me të cilat përballet Shqipëria.

Lëvizshmëria e të rinjve mund të jetë diçka e mirë e mund të konsiderohet si bekim por, në njëfarë mënyre, ajo mund të shndërrohet edhe në një mallkim, nëse njerëzit nuk kthehen sërish në vendin e tyre- u shpreh presidenti Ilir Meta.Kërcënimi i largimit të të rinjve është një dukuri e shtrirë në rajonin e Ballkanit i cili nëse nuk trajtohet në shkaqet dhe rrënjët e tij, ai mund të prodhojë një cikël të rrezikshëm vicioz që vështirë se mund të shpërthehet e të këputet tha presidenti Meta në fjalën e tij drejtuar Konferencës ndërkombëtare në Marsejë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!