Meta i ftuar nderi në “Dialogu i diasporës” në Gjermani

schedule15:39 - 25 Nëntor, 2017

schedule 15:39 - 25 Nëntor, 2017

Kreu i shtetit shqiptar ilir Meta ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konferencën me temë Dita e Dialogut të Diasporës e cila mbahet në Këln të Gjermanisë.

Në prani të funksionarëve të lartë shqiptarë dhe gjerman, Presidenti i shqipërisë Ilir Meta deklaroi borxhin e pashlyer të Shqipërisë ndaj diasporës së saj dhe theksoi nevojën e rritjes së mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me ktë pjesë të shqipërisë e ndodhur larg, potenciali i së cilës për fat të keq mbetet i pashfyrtëzuar brenda kufijve të Republikës sonë.

Institucionalizimi i këtij dialogu, sot kur diaspora ka një dikaster të dedikuar, sipas Ilir Metës do të ndihmojë në përballimin e presioneve të globalizmit mbi vlerat dhe tratidat kombëtare.

Në përfundim, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Këlnit por edhe asaj në tërësi që Gjermania ofron për shqiptarët atje./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!