Meta: Më shumë kandidatë në zgjedhje, më shumë mundësi për shqiptarët

schedule13:19 - 1 Mars, 2021

schedule 13:19 - 1 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar thirrjes së kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi drejtuar partive politike që të dorëzojnë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit para datës 8 Mars.

Meta shkruan se sa më shumë parti të marrin pjesë, aq më shumë zgjedhje ka për qytetarët. Ai shton se kjo do të sjellë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 Prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.

Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!