Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi në një ceremoni të veçantë senatorit italian, Pier Ferdinando Casini, Dekoratën “Nënë Tereza”.
Kreu i shtetit theksoi se Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane, që ka ndikuar dukshëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke u ndalur te viti mbarë kombëtar i të Skënderbeut, Presidenti Meta theksoi se intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë, sepse të veçanta dhe jetike ishin për Skënderbeun aleancat e tij përtej Adriatikut në periudhën më të lavdishme të popullit dhe kombit tonë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-Kryeministri, z. Sali Berisha, deputetë, përfaqësues të trupi diplomatik dhe të institucioneve të tjera. /abcnews.al