Meta flet për mesazhin e Papës

schedule17:39 - 15 Janar, 2018

schedule 17:39 - 15 Janar, 2018

Menaxhimi i krizave të refugjatëve kërkon strategji më humane dhe solidare. Mesazhin e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta, e dha ndërsa u prezantua mesazhi i Papa Françeskut.

Mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes përqendrohet mbi çështjen e emigrantëve e të refugjatëve. I ftuar për të folur rreth këtij mesazhi në një universitet në Tiranë.
Mikpritja dhe bujaria, janë dy virtyte që karakterizon popullin shqiptaret ndër shekuj, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, tha se kjo nuk do i mungojë emigrantëve as sot sikurse edhe dje duke ju referuar mikpritjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ilir Meta: “Mikpritja dhe bujaria, këto dy vlera madhore të identitetit shqiptar janë demonstruar si rrallë herë në botë edhe në çështjet e emigracionit dhe të refugjatëve. Nuk do ndaloja vetëm në mikpritjen që ne i bëjmë një milion qytetarëve të Kosovës, në pranverë të vitit 1999, por do të veçoja pritjen e jashtëzakonshme gjatë Luftës së Dytë Botërore të shumë izraelitëve. Si shqiptar jam ndjerë jashtëzakonisht shumë krenar, kur kam vizituar muzeun kushtuar holokaustit, kur kam parë hartën e Europës për çdo shtet numrin e izraelitëve para dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe ku si rrallë në ndonjë vend tjetër, numri i tyre në Shqipëri u shumëfishua pas Luftës së Dytë Botërore dhe numri i tyre nuk iu dorëzua pushtuesit.”

Presidenti Ilir Meta tha se menaxhimi i krizës së refugjatëve, kërkon një strategji ndërkombëtare më humane dhe solidare. Mbështetja më e madhe, sipas Metës, duhet orientuar ndaj grave dhe fëmijëve.

Ilir Meta: “Kombet e Bashkuara, shtetet sovrane, komunitetet e ndryshme, shoqëria botërore nevojitet ndër to një strategji afatgjatë, e cila të hedhë bazat për mikpritjen, mbrojtjen, promovimin dhe integrimin e tyre. Mbrojtja e emigrantëve dhe refugjatëve kërkon njohjen dhe garantimin e dinjitetit të atyre që ikin nga rreziqet reale në kërkim të azilit apo zonave më të sigurta. Në mënyrë më të veçantë kërkon mbrojtjen e grave dhe fëmijëve që janë edhe më të ekspozuar nga rreziqet dhe abuzimet skllavëruese”.

Mbi Kontributin e emigrantëve dhe refugjatëve për paqen argumentuan edhe meshtarë, profesorë, akademikë e personalitete të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!