Meta flet nga Trauma për gjendjen e vajzës së mbijetuar të familjes Tola: Dramë shumë e madhe

schedule18:46 - 14 Shkurt, 2020

schedule 18:46 - 14 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta ishte në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen e Merita Tolës, 16-vjeçarja që i mbijetoi tragjedisë në familjen Tola.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se fatmirësisht gjendja e vajzës është e mirë, ndërkohë që shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjen Tola.

Gjendja e vajzës është e mirë dhe e qendrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për familjen Tola. Dhe të sigurojmë se do jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha Meta.

Nëna Rajmonda Tola, 45 vjeçe,  vajza Rudina Tola, 22 vjeçe, dhe djali Fatjon Tola, 14 vjeç  ndërruan jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër Merita Tola ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Abcnews.al ka mësuar se Rudina ishte nënë e katër fëmijëve. Vajza e madhe ishte e martuar, ndërsa Rudina që ndërroi jetë ishte e fejuar dhe pritej të martohej këtë vit. Po kështu humbi jetën edhe djali 14 vjeçar, ndërsa tragjedisë i shpëtoi vajza 16 vjeçe.

/abcnews.al