Meta firmos dekretin për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt

schedule14:05 - 27 Tetor, 2018

schedule 14:05 - 27 Tetor, 2018

Presidenti Ilir Meta firmos dekretin për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Lajmin për Xhafajn e konfirmoi kryeministri mëngjesin e të shtunës. Megjithatë përveç një postimi në rrjetet sociale ku Xhafaj falenderonte të gjithë ata me të cilët punonte, ai nuk u dha përgjigje pyetjeve të gazetarëve për arsyet që e dha dorëheqjen.

Në hyrje të institucionit që drejtoi për më shumë se 1 vit ai falenderoi për bashkëpunimin mes tyre. Ndërkohë Ministrinë e Brendshme do ta drejtojë Sandër Lleshi. Kryeministri Rama ka çuar emrin e tij në presidencë për dekretim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!