Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Meta e Berisha t’i përkasin së kaluarës”, Kara: Kanë bërë pasuri duke vjedhur nga xhepat e shqiptarëve

schedule10:25 - 27 Qershor, 2025

schedule 10:25 - 27 Qershor, 2025

Avokati Romeo Kara ka hedhur akuza të forta ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Kara e cilësoi Metën si një figurë të delegjitimuar moralisht, të cilin, sipas tij, publiku e ka “akuzuar për krimet më të rënda”, ndërsa drejtësia ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë për të mbajtur masën e arrestit në burg gjatë procesit gjyqësor.

Duke iu referuar marrëdhënies së çiftit Meta-Kryemadhi, Kara nënvizoi se ndarja e tyre është më shumë formale sesa reale, pasi, sipas tij, “punët i kanë bërë bashkë” dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta. Ai e përshkroi Ilir Metën si një figurë që prej dy vitesh e përdor daljen në SPAK jo për të sqaruar drejtësinë, por për të sulmuar dhe kërcënuar institucionet.

Sipas avokatit, e gjithë kjo klasë politike, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duhet t’i përkasë të shkuarës, pasi, siç u shpreh ai, kanë ndërtuar pasuri marramendëse mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

“Është një person i akuzuar nga publiku për krimet më të rënda dhe në të gjitha shkallët e gjykimit e ka parë të arsyeshme, që të pranojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale që të pranojnë masën e arrestit dhe të vazhdojnë gjykimin në këtë masë arresti. Meta që nga dita e parë që ka shkelur në SPAK, këtu dhe rreth dy vjet më parë, nuk ka lënë njeri pa përmendur dhe pa kërcënuar.

Monika Kryemadhi është gruaja e këtij, bashkëpunëtore e Metës, janë ndarë sepse i ka ardhur veza për t’u ndarë. Po, nuk ndahen sepse punët i kanë bërë bashkë. Tek familja i kanë dalë kundra të gjithë, tek familja po ashtu. Megjithatë ajo që mua më intereson është fakti se ne duhet që të fokusoheni përpara, Meta, Berisha dhe gjithë këta të tjerët duhet që t’i përkisnin të kaluarës. Kanë bërë pasuri marramendëse duke vjedhur nga xhepat e shqiptarëve”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!