Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Dua të dëshmoj për ’21 Janarin’/ Një vit më parë fajësoi Bashën për vrasjet e 4 protestuesve

schedule18:04 - 25 Nëntor, 2025

schedule 18:04 - 25 Nëntor, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kërkuar SPAK-ut ta thërrasë për të dëshmuar për “21 janarin”. Partia e Lirisë njofton se Meta i ka kërkuar avokatit të tij t’i çojë kërkesën prokurorit të dosjes, Alfred Shehu, për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011.

Në fakt, Ilir Meta ishte “molla e sherrit” të 21 janarit. Për shkak të një videopërgjimi të tij si zv.kryeministër me ish-bashkëpunëtorin Dritan Prifti, për një ryshfet 700 mijë euro, në kohën kur bashkëqeveriste me “doktorin” në qeverinë Berisha 2, Partia Socialiste, asokohe në opozitë, thirri protestën e 21 janarit kundër kryeministrit Sali Berisha.

Pasi e quajti Ramën “fundërrinë” dhe protestuesit “kokëpalarë”, Meta mbajti një traditë: çdo 21 janar jo vetëm heshtte, por largohej jashtë vendit.
Por, herën e fundit kur Meta në liri komentoi këtë çështje, në vitin 2024, ai nuk fajësoi Sali Berishën për vrasjet, por Lulzim Bashën.

“Nëse ka një përgjegjësi në 21 janar, kjo është përgjegjësia direkte e Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të asaj kohe, që është paralajmëruar edhe zyrtarisht për gjakderdhjen që parashikohej të bëhej nga banditët e Edi Ramës, dhe e ka pasur edhe me letër, edhe me shkresë gjithë skenarin, ndaj të cilit nuk kishte marrë asnjë masë, as nga policia, as nga Garda, për të parandaluar ato vrasje të shëmtuara që ndodhën në bulevard.”

Me rihapjen e dosjes 21 janari, janë thirrur vetëm dy persona: Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Aleanca e dikurshme qeverisëse Berisha–Meta vijon edhe sot, në opozitë, ndonëse njëri është në liri e tjetri në burg.

Kjo lëvizje e Metës nuk e ndihmon as të lirohet dhe as të lehtësojë akuzat ndaj tij për korrupsion.
Por a është ky një skenar i aleancës, që Meta të shpëtojë Berishën, për të çuar përgjegjësinë te djali plangprishës, Lulzim Basha?

Telenovela vijon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!