Meta: Dokumenti i Ministrisë së Jashtme duhet plotësuar më tej

schedule22:49 - 27 Shkurt, 2018

schedule 22:49 - 27 Shkurt, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon të tjera informacione shtesë edhe pas dokumentit të dyte ë Ministria e Jashtme i dërgoi kreut të shtetit në vijim të kërkesës së saj për plotfuqi në negociatat me Greqinë. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti Meta në studion e Eni Vasilit, kur u pyet për këtë çështje.
“Janë kërkuar materiale të tjera shtesë. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga ana e Presidentit. Pastaj ka pasur një reflektim nga Ministria e Jashtme, i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej” – tha Meta.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe çështjen e negociatorit Artur Meçollari në intervistën për gazetaren Eni Vasili. Ai tha se nuk kishte informacione të detajuar për të, por ka kërkuar çdo hollësi nga institucionet përkatëse. Për presidentin, Meçollari kishte treguar integritet pasi kishte çuar në prokuroi mosmbylljen e çështjes për marrëveshjen e vitit 2009./abcnews.al