Meta: Do mbështes çdo lëvizje që dënon çizmen e banditit pa numër identifikimi

schedule13:23 - 22 Maj, 2020

schedule 13:23 - 22 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do të jetë në mbështjete të çdo lëvizje qytetare për të drejtat e tyre demokratike.

Kreu i shtetit ka theksuar se dënon rëndë dhunën e përdorur ndaj qytetarëve në protestën për shembjen e Teatrit Kombetar, dhe sipas tij shteti nuk ka kohë që të merret me banditët pa numër identifikimi, por merret me artistët dhe qytetarët e thjeshtë.

Lexo edhe: Meta: Nuk duhet të harrojmë provimin e qershorit, palët të mbyllin Reformën Zgjedhore

“Do të mbështes çdo lëvizje qytetari që është për demokraci, është për të drejtat e njeriut që dënon dhunën kriminale ndaj kolegu tuar Alfred Lelës qytetarët shqiptarë dhe amerikan që dënon çizmen e atij banditi pa numër identifikimi mbi kokën e studentit të arteve. Pasi në vend që të merren me çuna problematikë siç tha prokurori i antimafias italiane të paktën deri më tani kanë mbyshur ¼  e territorit të Shqipërisë me kanabis, pasi 2/4 është beton do të merren me artisë do merren me njerëz që ju dhimbset një shtëpi e përbashkët siç ishte dhe teatri kombëtarë”, ka thënë Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!