Meta: Do kërkoj hetim ndërkombëtar për ecurinë e Reformës në Drejtësi

schedule12:56 - 22 Maj, 2020

schedule 12:56 - 22 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se loja me maska për Reformën në Drejtësi ka mbaruar.

Ai ka theksuar se në takimin e një ditë me parë e ambasadorët i ka informuar ato në lidhje me  paligjshmëritë e Teatrit, dhe siç është i gatshëm të kërkojë hetim për të do të kërkojë hetim dhe për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Lexo edhe: Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Aktorët politike duhet të lënë mënjanë lojërat me reformën

Meta tha se nga tensionet për Reformën, përfiton vetëm një njeri, që sipas tij është fabrika më e madhe e thashethemeve.

I informova partnerët ndërkombëtarë në lidhje me  paligjshmëritë e Teatrit. Siç jam gati të përballem për hetimin ndërkombëtar për Teatrin, jam i gatshëm që tu kërkoj ndërkombëtarëve edhe hetim në lidhje me ecurinë e Reformës në Drejtësi. I kam veprimet e mia të mirëdokumentura. Maskat e Reformës kanë rënë. Ata s’duan të mbajnë sot asnjë informacion. Nga kjo përfiton vetëm 1 njeri, që është fabrika më e madhe e thashethemeve në Shqipëri”, ka thënë Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!