Politologu Alban Daci në një intervistë në ABC News e quajti katarsis joreal sherrin brenda shtëpisë së Partisë së Lirisë dhe ndryshimet që vetë kryetar i saj Ilir Meta, ka paralajmëruar të bëjë.
Sipas Dacit, partitë janë kthyer në prona private në vendin tonë dhe kjo është një alarm për vetë shqiptarët.
“Në realitetin shqiptar partitë janë kthyer në prona prova private dhe asete familjare. Kjo do të duhej të alarmonte qytetarët dhe shqiptarët. Nëse po ndodh “divorci” nuk di ta them. Por ai duhet të japë sinjale të qarta edhe tek elektorati që ta besojnë apo votojnë që zoti Meta është ndryshe. Me ndryshimin e emrit të Partisë së Lirisë, kemi të bëjmë me dy subjekte të ndryshme asi PL po merr konotacione si një forcë politike populiste. Ndërsa Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte një parti e sesionit të majtë. Unë mendoj se nuk mund të ketë një “katarsis” real, pasi do të ishte, vetëm nëse zonja Kryemadhi bashkë me të tjerë do të kishte kundërshtuar kthimin e zotit Meta”, tha Daci.
Sipas Dacit, gjuha e Metës shqëtëson në raport me drejtësinë dhe llogaritë politika do të duhet t’i bëjë me veten.
Daci thekson se vetëm në Shqipëri ndodh që një ish president ose zyrtarë i lartë, të rikthehet në politikën aktive, ku mbi të gjitha përpjekjet për rifaktorizim do të duhet të jenë të besueshme në përballje me elektoratin.
“Meta ka pasur angazhime të rëndësishme në Shqipëri, por çdolloj qasje e tij duhet të jetë një qasje që duhet të na shqetësojë. Problemi i Metës nuk mënyra se si do ta emërtojë ai partinë, por fakti se sa ai do të jetë koherent dhe sa do t’i bindë shqiptarët përse do të duhet ta votojnë. Absurditeti më i madh i liderëve është që zakonisht kur dikush bëhet president Republike, ai e mbyll karrierën si president, por në Shqipëri ndodh e kundërta.”, ka thënë më tej Daci./abcnews.al/