Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit/ Analisti: Të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

schedule13:40 - 28 Maj, 2025

schedule 13:40 - 28 Maj, 2025

SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për Presidentin e Partisë së Lirë, Ilir Meta, që aktualisht ndodhet në burg dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Pas kësaj pritet që dosja e tyre të merret për gjykim nga gjykata. Ndërkohë kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi nuk janë të vetmit anëtarë të opozitës që do të ulen në karrigen e të pandehurit, edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha pritet që të nisë gjykimi për “dosjen Partizani”.

Lidhur me këto analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News tha se kjo tregon një progres të drejtësisë, ku të gjithë ata që kanë kryer shkelje ndaj ligjit dhe popullit po marrin dënimin e merituar.

“Këtu duhet përshëndetur i vetmi revolucion që ka ndodhur këto vite në Shqipëri, që është SPAK. Populli rreth 70-80% beson se kultura e pandëshkueshmërisë po shembet. Fakti që presidenti i LSI-së është në një akuzë të mirëfilltë, fakti që kreu i PD është në hetim për aferën partizani, tregon se ka një ndryshim të situatës në procesin e drejtësisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës edhe pse me akuza të paqarta është nën hetimin, tregon se drejtësia është larguar nga ndikimet politike. Kjo tregon se të gjithë do të shkojnë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit. Sistemi i drejtësisë ka pasur ndikimin e vet në bindjen dhe mbështetjen për organin e drejtësisë”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!