Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhori i është drejtuar Komisionit të Venecias.
Varhelyi në një postim në Twitter thotë se beson që Venecia do i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara në Shqipëri me këshilla për këtë çështje.
Ndër të tjera në reagimin e tij komisioneri ka kërkuar nga parlamenti që të presë opinionin e Venecias në lidhje me ndryshimet në kodin Zgjedhor.
LEXO EDHE: Ndryshimet në Kod, Meta: I kërkuam Komisionit të Venecias një opinion urgjent
“Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë . Mezi po pres për të parë zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021”,shkruan Varhelyi.e.su./abcnews.al
#Albania electoral code: I trust @VeniceComm will provide swift advice to Albanian stakeholders on the implementation of Constitutional Changes of 30 July. Parliament should consider waiting w revote to take this advice into account. Look fwd to free&fair elections in April 2021.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 26, 2020