Meta del nga selia e PD pas takimit me Berishën: Dhjetori është muaji i demokracisë, do mbajmë manifestim paqësor

schedule12:15 - 30 Nëntor, 2022

schedule 12:15 - 30 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Meta rikonfirmoi mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tij në protestën e 6 dhjetorit dhe tha se u diskutua siguria e qytetarëve shqiptarë.

“Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimit të procesit të integrimit evropian me vite. Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës”, tha Meta.

“Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës”, shtoi ai.

Takimi zgjati rreth 1 orë, ndërsa Meta nuk iu përgjigj pyetjs nëse u diskutua për primaret në PD.

Bashkë me Metën në selinë blu ishte edhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!