Meta dekreton ligjin për “Goditjen e krimit të organizuar”

schedule11:35 - 24 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 24 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Ndër të tjera në arsyetimin e tij kreu i shtetit thekson se synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.

Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!