Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin e qeverisë për dhënie amnistie. Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.
Ky ligj liron nga qelia 175 të burgosur, ndërsa u miratua në Kuvend në datën 30 janar 2020. Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ligji parashikon që të gjithë të burgosurit meshkuj, që u kanë mbetur 2 vite dënim për të vuajtur ose janë dënuar deri në 2 vite të lirohen.
Përjashtim bëjnë të dënuarit me vrasje me dashje, akte terroriste, krim të organizuar, si dhe vepra të tjera të rënda si krimet seksuale, kundër pasurisë, të miturve apo familjes etj./abcnews.al