Presidenti i vendit Ilir Meta mëngjesin e kësaj të enjtje ka dekretuar ndryshimet më të fundit të bëra në Qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes“, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al