Presidenti i republikës Ilir Meta vlerësoi ish-Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”. Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit Titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i SHBA, por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Aleksdandër Arvizu përfaqësoi SHBA Ambasador në Shqipëri nga dhjetori i 2010-s deri në janar të 2015-s duke qenë dhe Ambasadori më jetëgjatë i SHBA, i cili ka shërbyer në vendin tonë./abcnews.al