Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” batalionin “Atlantiku” në 20 vjetorin e themelimit të tij nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një statusi në mediat sociale kryetari i shtetit nënvizoi rolin që luajtën shqiptarët përtej oqeanit që për lirinë dhe çlirimin e Kosovës dhe dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik të Millosheviçit.
“Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit, më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë”, e mbyll statusin e tij presidenti Ilir Meta./abcnews.al