Dhënia e shtetësisë është çështja e radhës ku janë përplasur Presidenti Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama. Shkak është bërë një lojtar afrikan, pjesë e ekipit të Tiranës, Winful Cobbinah i pajisur me pasaportë nga presidenti Ilir Meta.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Asist padashje i Ilir Metës për Tiranën, si Young Boys e bëri Cobbinah shqiptar
Kreu i qeverisë shkruan se lojtari në fjalë u pajis me pasaportë shqiptare për 8 orë nga Ilir Meta, në kohë rekord, teksa ishte në akuzë për falsifikim dokumentesh në vendin tonë, por kjo nuk e pengoi kreun e shtetit që të merrte vendimin.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama./ g.v/abcnews.al