Meta bën xhiro me pedalone: Më mirë se me jaht, forcon këmbët dhe nuk harxhon karburant

schedule11:40 - 27 Qershor, 2020

schedule 11:40 - 27 Qershor, 2020

Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur në det presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke bërë një xhiro me pedalone.

Presidenti nuk heziton të japë edhe një këshillë, teksa thotë se është më mirë xhiroja me pedalone sesa me jaht, pasi forcon këmbët dhe nuk harxhon karburant.

Përshëndetje të dashur miq! Më mirë me pedalone sesa me jaht sepse i forcon këmbët për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë sot!”, shprehet Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!