“Meta armiku i Reformës në Drejtësi?” Gjekmarkaj në Log.: Korrupsioni mbetet tek blerja e votës

schedule21:47 - 1 Mars, 2021

schedule 21:47 - 1 Mars, 2021

Këtë të hënë në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo dhe me një panel të ftuarish si Agron Gjekmarkaj, Mentor Nazarko, Jordan Daci, Ledio Braho, Eno Bushi u komentua Reforma në Drejtësi, si edhe vlerësimi si kampion i anti-korrupsionit për gjyqtarin Ardian Dvorani.

Analisti, Agron Gjakmarkaj u shpreh se korrupsioni në Shqipëri mbetet te blerja e votës dhe nëse kjo drejtësi do të hetonte, atëherë do të merrte duartrokitje.

Sa i përket vlerësimit të gjyqtarit Ardian Dvorani si kampion i anti-korrupsionit, Gjekmarkaj e konsideroi një paradoks.

I pyetur nëse Presidenti Ilir Meta është kundër kësaj reforme, Gjekmarkaj tha se sipas tij, armiku i reformës në drejtësi është ai që përpiqet ta kapë këtë reformë.

“Persona si prokuror, gjyqtar apo drejtues të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë për mua janë të korruptuar. Dhe këta njerëz janë përdorur nga politika për punë të pista. Janë ato që i vunë çmimin drejtësisë, hetues dhe sot kemi këtë sistem drejtësie. Sa i përket medaljes që i është dhënë Dvoranit, këtu ka një paradoks.

Në betejën që ka pasur Ilir Meta me Dovranin, Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë Presidentit. Kështu them që reforma ende nuk ka dhënë produkte, kjo drejtësi pati mundësi me dosjen 339. Ndërkohë korrupsioni në Shqipëri është blerja e votës dhe nëse kjo drejtësi do të hetonte dhe do të çonte para drejtësisë autorët natyrisht do të merret duartrokitje”, tha Gjekmarkaj.

Pyetje: A është Ilir Meta armiku i Reformës në Drejtësi?

Gjekmarkaj: Nuk është ai. Nuk është  ai që përpiqet ta ndalojë kapjen e reformës. Armiku është ai që përpiqet ta ndalojë.

Pyetje: A po përpiqen figura të tjera politike ta veshin Ilir Metën të perceptohet në sy të partnerëve ndërkombëtarë si një njeri që është kundër reformës?

Gjekmarkaj: Absolutisht që po.

Ndërsa juristi Ledio Braho, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Endri Xhafo, tha se ndryshimi për një sërë ligjesh siç janë kodet, janë të nxituara dhe se nuk është momenti i duhur për tu bërë, pikërisht tani përpara se të shpërndahet Parlamenti.

“Mendoj që ndryshime të tilla në ligje specifike duhet të bëhen me Parlamentin e ri”, tha Braho.

Ndërkohë Mentor Nazarko tha se Reformën në Drejtësi synojnë që të gjithë ta kontrollojnë.

“Reforma në Drejtësi është një përparim i ngadalshëm, jo në termat e duhura, por me gjasë ata që e kanë ideuar janë munduar ta kufizonin rolin e presidentit. Po ashtu ideatorët e kësaj reforme kanë gabuar në mosmbajtjen parasysh të një fluksi të ri juristësh që të përfshihen në katet e larta të sistemit të drejtësisë. Unë personalisht refuzoj që të përfshihem e të korrigjoj të huajt”, tha Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!