Meta apel qytetarëve të bashkëpunojnë me FA

schedule15:31 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 15:31 - 1 Dhjetor, 2017

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur më situatën e përmbytjeve në vend. Kreu i Shteti i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë meushtrinë, policinë si dhe punonjësit e Emergjencave Civile.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!