Meta: Anulimi i lejeve për diga në lumin Vjosë shenjë e mirë e vendimmarrjes

schedule10:26 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 10:26 - 11 Dhjetor, 2020

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si një shenjë të mirë vendimin e qeverisë për të anuluar lejen për nderimin e digave në lumin Vjosa. Kreu i shtetit ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të lumit Vjosa, ndërsa vlerësoi nismën e ndërmarrë për të mbrojtur këtë lumë.

“Mosdhënia e lejes për HEC-et është një shenjë e mirë e vendimarrjes. Unë do të këshilloja që kjo nisëm të vazhdonte më tej për një mbrotjte të pjesë që është ende pa status. Për këtë qeveria duhet të hedhë hap për të shpallur monument natyror.

Nisma është modeli i munguar deri më sot i zhvillimit ekonomik të vendit.  Janë vendimarrjet politike shkak i shkatërrimit. Është detyra jonë që të mos lejojmë vendimmarrjet politike që të veprojnë në kundërshtim të interesave publikë. Jam i lumtur që ka qenë pjesë e  këtij misioni të përbashkët, të fillimit të shpëtimit nga digat të lumit Vjosa. Le ta quajmë një mision në vazhdim ndërtimin strategjik të Vjosës”, tha Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!