Meta: Aministia fiskale, minon procesin e negociatave

schedule11:47 - 30 Shtator, 2022

schedule 11:47 - 30 Shtator, 2022

Ish-Presidenti Ilir Meta është ndalur sot tek Amnisitia Fiskale që qeveria e Ramës po bën gati për emigrantët jashtë vendit, duke thënë se kjo amnisti do të kriminalizojë të gjithë shoqëri.

Mes të tjerash kreu i Partisë së Lirisë shprehet se do të ndikojë edhe në largimin e investitorëve të huaj dhe do dëmtojë biznesin vendas.

Për Metën, amnistia fiskale do të minonte procesin e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Do dobësohet angazhimi dhe efikasiteti i strukturave shqiptarë për goditjen e pastrimit të parave. Do minohet procesi i nisjes së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE. Do cënohej imazhi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Mbështes angazhimet dhe shqetësimet e shprehura nga BE për aministinë fiskale. Shqetësime në luftën kundër krimit të organizuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e rëndë.” tha Meta.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!