Tashmë është pothuajse e kryer. Mesut Ozil do të largohet këto ditë nga Arsenali në drejtim të Fenerbahces. Mesfushori turko-gjerman do të firmosë për 3.5 vite me gjigandët turkë, duke mbyllur kështu aventurën e tij tek londinezët.
Gjithsesi, “Topçinjtë” mesa duket e kanë piketuar menjëherë zëvendësuesin e Ozil. Sipas raportimit të “Bild”, bëhet fjalë për mesfushorin e PSG-së, Julian Draxler. Gjermani nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e francezëve dhe një kalim në Premier League mund ta tundojë atë.
Në këtë sezon 27-vjeçari është aktivizuar në vetëm 10 takime të Ligue 1, shumicën e tyre si zëvendësues. Kujtojmë që kontrata e Draxler me PSG-në përfundon në qershorin e këtij viti dhe nëse ai nuk largohet në merkaton e janarit, francezët rrezikojnë ta humbasin me parametra zero në verë. /abcnews.al