Mesut Özil dhe aktorja turke po bëhen prindër për herë të dytë

schedule15:01 - 22 Prill, 2022

schedule 15:01 - 22 Prill, 2022

Futbollisti i njohur gjerman, Mesut Özil dhe aktorja turke Amine Gülse do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se aktorja është tre muajshe shtatzënë.

Çifti ka edhe një vajzë, e cila erdhi në jetë më 30 mars 2020. Ata e pagëzuan me emrin Eda.  Gjatë një interviste, Amine zbuloi se ata duan që vajza të ketë edhe një vëlla.

“Ajo po rritet kaq shpejt, dua të përjetoj çdo moment. Ne duam pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla”, u shpreh aktorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!