Mësuesja në Itali: Hiqni maskat, Covid vret vetëm të moshuarit

schedule15:03 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 15:03 - 15 Dhjetor, 2020

Një mësuese e një shkolle fillore në Trevizo, Itali i ka kërkuar madje dhe kërcënuar fëmijët në klasën e saj që të mos mbajnë maskë, pasi sipas saj Covid-19 vret vetëm të moshuarit.

Ndërsa rasti është sinjalizuar nga disa prindër të cilët manifestuan në shenjë proteste jashtë institutit për të tërhequr vëmendjen tek sjellja e mësuese

Në këtë situatë ka ndërhyrë dhe kryebashkiaku i cili u përball me mësuesen dhe me prefektin e qytetit. Por ende nuk është bërë e ditur nëse është marrë ndonjë masë nga ana e drejtorisë së shkollës.

Mësuesja i ka thënë fëmijëve që të mos mbajnë maskat duke pretenduar se Covid është i padëmshëm dhe prek vetëm të moshuarit. Sipas mediave, ajo madje ka kërcënuar fëmijët të cilët nuk pranonin të hiqnin maskën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!