Mësuesit nuk zbatojnë protokollin e sigurisë në provimin e kualifikimit, harrojnë distancën, maskat e dorezat

schedule15:27 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:27 - 23 Korrik, 2020

Prej datës 20 deri më 24 korrik mësuesit zhvillojnë provimin me shkrim për kategorinë e kualifikimit në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2019-2020.

Ky është urdhri i datës 13 korrik 2020 i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore sa i përket respektimit të protokollit të sigurisë

Në urdhër është çdo gjë e detajuar se si duhet të respektohet ky protokoll, por tek shkolla “1 Maji” në kryeqytet pamjet flasin qartë që distancimi social nuk ekziston.

Maskat dhe dorezat janë të detyrueshme që në hyrje të shkollës, por nëse një pjesë janë të pajisur me një të tillë, pjesa tjetër janë pa maska dhe madje edhe pa doreza.

Prania e kamerës së “ABC News” u kujton përgjegjësve të mbarëvajtjes së provimit të kualifikimit të mësuesve që të bëjnë thirrje me megafon për ruajtjen e distancës fizike dhe vendosjen e maskës.

Jashtë kamerës mësuesit para provimit u shprehen se është e pamundur ruajtja e distancës, për shkak se është një numër i madh personash të cilët do zhvillojnë provim vetëm në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe në shkollën “1 Maji”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!