“Mësuesit në Kosovë, të pakënaqur me pagat dhe kushtet e punës”, Jashari: Qeveria po përpiqet të ndryshojë ligjin për pensionet

schedule16:27 - 7 Mars, 2024

schedule 16:27 - 7 Mars, 2024

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari tha se mësuesit janë lënë në harresë nga qeveria e Kosovës. Në një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, Jashari tha se duhet të ketë një rritje më domethënëse të pagave ndërsa shprehu shqetësime edhe për ndryshimin e ligjit për pensionet.

“Ato që kemi ritheksuar në këtë datë të madhe janë mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit ishin të pakënaqur me ligjin e pagave që e kemi të keq. Shqetësimet e tyre dhe pakënaqësitë e tyre janë shtuar. Kanë pritur që së paku duke parë këtë pakënaqësi në arsim dhe polici dhe sektorë të tjerë duhet të bëjë një rritje më domethënëse të vlerës së koeficentit por ata e bënë të veten dhe e ngritën në mënyrë më ironike të mundshme nga 105 në 110, një ngritje ironike të pagës mesatarisht 28 euro për të punësuarit në arsimin parauniversitar. Një telash tjetër është  përpjekja e qeverisë është që ndryshojë ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Kjo skema jonë, me ligj kishim të garantuara si vite kontributdhënëse vitet ’90, të cilat punuam edhe pse ishim në okupim. Dikur këto vite na numëroheshim edhe arrihej një farë numri 15 vite, në mënyrë që punëdhënësit pas 40 vjet pune, ta gëzojnë pensionin e punës por qeveria Kurti me disa ndryshime ka tendencë që këto vite mos t’i numërojë më si kontributdhënëse dhe të bëhet një përshkallëzim i përçudnuar i pensioneve duke numëruar vetëm ato ne kemi punuar me të ashtuquajtura krahina socialiste autonome të Kosovës, por në vitet 90 e hodhëm poshtë këtë idenë e krahinave dhe punuam me ligjet e republikës të Kosovës duke lëshuar dokumente me këtë emërtim.”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!