Një mësues në shkollën e bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës Bashkia Memaliaj është konstatuar pozitiv me Koronavirus.
Menjëherë është ndërprerë mësimi në këtë shkollë, e cila frekuentohet nga 270 nxënës ndërkohë që inspektorët e Shëndetit Publik në Tepelenë, kanë shkuar me urgjencë për t’u marrë tampon mësuesve të tjerë të kësaj shkolle.
Nuk dihet ende si është infektuar mësuesi dhe me sa nxënës ka qenë në kontakt ndërsa pritet që gjithë ambientet e shkollës të dezinfektohen.
n.d./abcnews.al