Mësuesi me Covid-19, nëndrejtori i shkollës flet për “ABC News”: Kurohet në shtëpi, jemi në kontakt me prindërit

schedule18:46 - 17 Mars, 2020

schedule 18:46 - 17 Mars, 2020

Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithçka është zbuluar pas një mesazhi që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjestar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi.

Ndërkohë prindërit e nxënësve të shkollës “Omiros” ne Korçë  janë të shqetësuar, per shkak të kontaktit të mësuesit të infektuar me COVID -19. Anisa Strani, e cila ka të birin në këtë institucion arsimor privat tha per “ABC News” se nuk kupton arsyen se pse autoritetet i lajmëruan me kaq vonesë. Anisa thonë se asnjë nga prindërit nuk është kontaktuar nga drejtuesit e shkollës. Dhe për më tepër ata nuk janë në dijeni se për cilin mësues bëhet fjalë.

Nëndrejtori i Shkollës në Korçë, Themistokli Bambulla në një lidhje me “ABC News”, ka folur për një nga mësuesit e stafit i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai u shpreh se tashmë autoritetet përkatëse janë të pajisur me të gjithë informacionin, ndërsa theksoi se masat në shkollë për parandalimin e koronavirusit janë marrë që në momentet e para të shfaqjes së virusit.

“Drejtoria e Shërbimit Publik ka marrë informacion me kontaktet e fundit dhe ka biseduar me mësuesit. Nëse lajmëronim çdo prind nuk do të ishte korrekte sepse do të anashkalonim shkallët e intitucioneve përkatëse. Autoritetet e kanë informacionin”, u shpreh ai.

Sa i përket masave nëndrejtori i shkollës theksoi se janë lajmëruar dezinfektuesit për shkollën. “Jemi të kujdesshëm, që në momentet e para që u shfaq virusi, u pajisëm më dezinfektues dhe këshillonim nxënësit për masat parandaluese”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se propabiletiteti më i madh është se mësuesi është prekur gjatë periudhës që nuk ishte në Shqipëri.

“Ai nuk ka asnjë shenjë dhe vazhdon të kurohet në shtëpinë e tij. Kemi detyrë të informojmë prindërit.

Asnjë prind nuk më ka kontaktuar dhe të shprehë shqetësim për fëmijët. Jemi në konkakt vazhdimisht me prindërit. Që ditën që u mbyllën shkollat ndjekim masat e institucioneve.  Duke pasur parasysh kontaktin e fundit në karantinë do të qëndrojmë deri në 23 mars, të vetëizoluar”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!