Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për situatën e koronavirusit në vend.
Humbja e jetës së mësuesit 47-vjeçar në Pogradec nga COVID-19, ka sjellë edhe një apel të ministres: “Apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit”, shprehet Shahini.
Lexo edhe: Humb jetën nga COVID-19, mësuesi 47-vjeçar
Po ashtu Shahini shton se duhet shtuar kujdesi maksimal në shkolla, ndërsa thekson se duhet zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.
Reagimi:
Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.
Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.
/abcnews.al/